Nisin “dëmtimet” tek Kukësi përpara ndeshjes me Tiranën në Kupë

Klubi i Kukësit pas ndeshjes kundër Tiranës që u luajtën të shtunën në “Selman Stermasi”, ku triumfuan me rezultatin 2-1, kanë vendosur heshtjen për shtyp për të shmangur ndonjë deklaratë që mund të krijojë sërish polemika.

Të mërkurën sërish Kukësi do të luajë me bardheblutë, por këtë radha ndeshja është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe do të zhvillohet sfida e kthimit.

Në ndeshjen e parë rezultati ka dalë 2-1 në favor të Tiranës, duke lënë të hapur kualifikimin i cili do të vendoset të mërkurën në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet.

Por, takimi që u luajt në fundjavë ku Kukësi arriti që të fitonte me shumë lehtësi përballë Tiranës, pritet që t’i rikthehet si nder 24-herë kampionëve të vendit për tu kualifikuar për më tej.

Kjo pasi në këtë takim në dispozicion të trajnerit, Ernest Gjoka, pritet që të mungojnë dy lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që janë, Pejic dhe Emini.

Dy bomberat që i dhanë fitoren e tyre skuadrës së tyre në ndeshjen e fundjavës, do të mungojnë, pasi Pejic ka probleme me kaviljen, ndërsa Emini ka probleme në pjesën jashtë të gjurit, dhe nuk pritet që të aktivizohet nga trajneri Gjoka në këtë përballje pasi mund të rrezikojnë ndonjë “dëmtim” të rëndë.

Me këto dy mungesa Tirana do të ishte më e avatazhuar për tu kualifikuar, dhe pse vetë skuadra e Kukësit pritet që t’i kthejë nderin që bardheblutë i bënë në fundjavë./f.b

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *