Një përgjigje për bankën më të madhe të krimit, bankën “Berisha” dhe zarin e “sypeshkaqenit”

Nga Erjon Braçe

Dje, Sali Berisha dhe “qytetaret e tij virtuale”, kane zbuluar nje tjeter “lidhje kriminale timen”.

Ka permendur nje Julian Sula dhe, lidhjen e tij, pronarin e kompleksit Eldon Park.

Gjithnje ne Lushnje.

Une nuk kam me pike dyshimi;

Sali Berisha eshte sot banka me e madhe e krimit ne vend, me nje liste te gjate kriminelesh rreth tij, ne perdorim, me interesa te larta, me te lartat qe politikanet e kriminelet ne perdorim shkembejne.

Ndryshe, nuk ka se si te shpjegohet qe, te gjithe kriminelet kane njohje dhe strehim tek ai, Sali Berisha.

Ai, Sali Berisha po i perdor per te goditur kundershtaret e tij.

As qe do mundohesha te shkruaja keto radhe, sikur rasti im, te mos replikohet si i tille, bashkepunim kriminelesh me Sali Berishen, edhe tek Edi Rama e familja e tij, Saimir tahiri dhe familja e tij, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Ditmir Bushati etj.

Eshte e njejta skeme kriminale qe kerkon te bej pis kedo.

Jo per te, por per qytetaret po sqaroj:

Une as e njoh, as kam komunikuar, as kam kontaktuar dhe, as kam ndonje lidhje me dy personat ne fjale, as me Julian Sulen e as me kete tjetrin pronarin e Eldon Park.

Zero.

Sfidoj Sali Berishen, kriminelin e tij digjital por edhe cdo qytetar te Lushnjes e me gjere, gjithe Shqiperise, te publikoje qofte edhe nje fakt sado periferik qe te me lidhe mua me keta te dy, te permendur nga Sali Berisha si kriminele e te shoqeruar nga une.

Une largohem nga Kuvendi menjehere.

Tani edhe dy gjera te tjera;

E para, ka te beje me keto foto, jane paria e PD ne qarkun Fier, kryetare te saj dhe kryetare te bashkive ne Jug te vendit, deputete gjithashtu, me 21 janar-vetem 10 dite me pare, ne sallen e madhe te kompleksit Eldon Park ne Lushnje, duke festuar pervjetorin e themelimit te PD ne Lushnje.

Sic e shihni une nuk jam kund.

Eshte nje palaco burre si Edmond Spaho qe ha e pi ne Eldon Park, gezon, kendon e hedh valle atje dhe, ka surrat te me akuzoje mua.

Po e perseris, une as kam qene ndonjehere aty, kurre, as njoh pronar apo cdokend tjeter te lidhur me kete pronar.

Po keta ke njohin qe jane aty?

Kriminelin pronar, “mik te Erion Braces”-sic thote Sali Berisha.

Heshtni qelbesira.

E dyta, sic provohet lehtesisht ne kete profil, une kam qene kundershtari i vetem, i ndertimit dhe licensimit te nje fabrike perpunimi te naftes aty, ne kompleksin Eldon Park.

Nisur nga interesi publik, shendeti i qytetareve dhe imazhi i nje rrethi teresisht ecobujqesor si Lushnja.

Jane te pakten 22 burra e gra, nje kuorum i perjavshem ne PS qe jane gati te deshmojne jo vetem insistimin tim kunder licensimit te kesaj fabrike, por edhe konfliktin e qarte nisur nga parimet e mesiperme-teresisht qytetare, me nje nga ministrat e kesaj qeverie.

Dhe jo vetem per kete;

Por edhe per nje te dyte, bllokuar fale protestes time e te banoreve ne Plug, edhe nje te trete, fale protestes time e te banoreve ne Goricaj, te tre me suport te qarte politik por qe kurre spaten lidhje me mua apo me Partine Socialiste.

Kjo eshte e verteta! E faktuar dhe e deshmuar nga shume njerez.

Se fundi, per Qimin dhe Qimen e medias online;

Mos u lodhni kot, ti zari i “sypeshkaqenit” dhe ti “peshkaqene e lekut”!

Qim, nuk me ben dot pis me asgje. Fare.

Qime, nuk perfiton leke prej meje, Zero. Nuk kam para!

Shko atje ku te kane mesuar te te japin para qe te kendosh e kercesh, kete here pa te qelluar me nallane.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *