Një tjetër dokumentar nga Roland Sejko, detaje nga filmi në Itali

“Yankee-it në Luftën e Madhe, kështu shpikën propagandën”, është dokumentari i ri i Roland Sejko, (David di Donatello për dokumentarin “Anija”, 2013) i realizuar nga Instituti Luce Cinecitta me mbështetjen e Presidencës së Këshillit të Ministrave risjell historinë në një periudhë të rëndësishme për Evropën.

Filmi që lëviz mes lirizmit, fikson dokumentimin historik dhe me një aftësi të madhe evokuese, ndalet veçanërisht në ndërhyrjen e SHBA-ve në Evropë duke nisur nga shpallja luftë Gjermanisë në vitin 1917. Aty tregohet dërgimi i Batalionit 332, mbërritur në Itali në vitin 1918 për tu ngritur moralin italianëve. 3 mijë ushtarë të veshur dhe të pajisur mirë u hodhën në stërvitje. Eshtë fryt i kërkimeve të përbashkëta të Gabriele Dautilia, Luca Giuliani dhe Roland Sejkos. Montazhin e ka bërë Luca Onorati ndërsa muzika është e Riccardo Giagni.

I pyetur se si ka punuar në kërkimin për materialeve ende të papublikuara, Roland Sejko thotë se arkivat janë gjithmonë në dispozicion dhe koncepti “të papublikuara” mbetet relativ. “Fonde të ndryshme arkivore të vendeve të tjera kanë imazhe të ndryshme nga lufta e parë botërore, parë nga kënde apo forma të ndryshme”. Sipas tij e re mund të jetë mënyra se si përdoret materiali duke marrë një vlerë metaforike dhe duke krijuar një tip tjetër rrëfimi. Dokumentari të çon gradualisht brenda botës njerëzore të ushtarëve: Nga një pamje e jashtme arrijmë të prekim vuajtjen dhe dëshpërimin e luftëtarëve. Për shembull, shihet se si në një sekuencë të një i ri bie pre e një krize çmendurie.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella e ka nderuar me titullin kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë regjisorin Sejko, me propozim të Ambasadës Italiane në Tiranë, për kontributin e tij kulturor në fushën e kinemasë duke ndihmuar në njohjen e dy vendeve reciproke Itali-Shqipëri.

“Titulli i dokumentarit tim të parë ‘Shqipëria, vendi përballë’ ilustron marrëdhëniet mes dy vendeve”, – shpjegon Sejko, – “që kanë qenë tema kryesore për të gjithë punën time. Shqipëria është vendi që italianët e shohin “nga ballkoni”. Raporte të forta që nga viti 1945, para se të arrinte komunizmi dhe të zbarkonin shqiptarët me anije, përpara 25 viteve në Itali. Në punimet e mia të fundit kam dhe “Arkitektura Italiane në Shqipëri”, e paraqitur gjatë javë së kulturës italiane”, – tha Sejko.

“Ndërsa, në filmin “Anija” trajtohet eksodi i shqiptarëve në vitet 90”, shprehet regjisori, i cili mbrëmjen e së mërkurës prezantoi në Kinema “Milenium” dokumentarin “Antagonisti” , kushtuar të ndjerit Gramoz Pashko. Titulli kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë do t’i dorëzohet ditën e premte në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë nga ambasadori Alberto Cutillo.

I lindur në Elbasan në 1968, Roland Sejko, u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës përpara se të vendosej në Itali në vitin 1991, ku punon pranë Institutit Luce (shtëpia filmike më e vjetër në Itali) dhe merret me aktivitete të ndryshme si arkivist, prodhim dhe distribucion filmash.

The post Një tjetër dokumentar nga Roland Sejko, detaje nga filmi në Itali appeared first on Lapsi.al.

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *