Pamjet e rralla: Fordlandia, si dështoi parajsa utopike industrial në Amazonë

Ëndrra e miliarderit dhe industrialistit amerikan, Henri Ford për ndërtimin e një qyteti utopik në mes të xhunglës së Amazonës, dështoi mëse një shekull më parë.

Tashmë, pamjet e rralla të bëra publike, i japin botës një imazh tjetër të qytetit të humbur, Fordlandia.

Themeluesi i “Ford Motor Copmany,” në vitin 1926 ishte në kërkim të një bime, e cila mund të kultivohej dhe përpunohej, për të prodhuar materialin e gomës, ç’ka do të ulte mjaft kostot e prodhimit të kompanisë.

Por, Ford kishte një vision shumë më të madh për qytet-shtetin, që nisi ta krijonte nga e para në Brazil, dhe që synonte ta qeveriste me të njëjtat parime, me të cilat kishte drejtuar kompaninë e tij drejt suksesit.

Ai arriti të blinte një sipërfaqe toke nga qeveria braziliane pranë lumit Tapajos, për 125,000 dollarë, ndërsa sipas marrëveshjes,
Fordlandia do të funksiononte si një shtet i veçantë.

Qyteti nuk do të kishte asnjë ndryshim nga qytetet e tjera amerikane. Ai do të kishte një shkollë, një sallë vallëzimi dhe një kinema, e cila shfaqte filma të Hollyëood.

Por, planet ambicioze të Henri Ford do të hasnin shumë shpejt në vështirësi. Atij i mungonte së pari fuqia e mjaftueshme punëtore për të bërë pastrimin e sipërfaqes së xhunglës, ku u ngrit qyteti.

Ideja e tij fillestare për të shitur drurët e Amazonës, rezultoi një përllogaritje e gabuar, pasi druri doli se ishte i papërdorshëm.

Rrjedhimisht, Fordlandia shkoi drejt fundit, pasi produkti që supozohej të mbështeste ekzistencën e saj, goma, doli se nuk mund të kultivohej dhe prodhohej.

Kështu, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, me Fordin në gjendje të rëndë shëndetësore, nipi i tij, Henry Ford II, ia shiti qytetin sërish qeverisë braziliane, me një humbje të konsiderueshme.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *