Partizani, Trashi: Fitorja e Skëndërbeut nuk na vë nën presion. Në Kukës për fitore

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ka folur në prag të përballjes së nesërme kundër Kukësit.

Në një intervistë të dhënë për Supersport, Trashi shprehet se objektivi në Kukës do të jetë fitorja.

Jeni përpara një ndeshje të rëndësishme si është atmosfera në kampin e kuq në prag të këtij dueli për titull?

Trashi: Atmosfera është mjaft e mire, kemi zhvilluar një javë përgatitje mjaft të mirë. Nesër do jetë një ndeshje mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë e Kukësit që nuk ka pësuar ende asnjë humbje , shpresoj të dalim me sukses.

Në mjaft ndeshje keni luatur në disa pozicione, ku ndjehet më  komod Trashi?

Trashi: Te jem i sinqertë pozicioni ku unë ndjehem mjaft mirë është në mesfushe, por gjithsesi mundohem të jap më të mirën aty ku ka nevojë ekipi.

Keni fituar shume derbi , nga eksperiencat e mëparshme post derbi,  është më mirë të kesh përballë një kundërshtar të fortë, apo një kundërshtar më të lehtë në letër?

Trashi: Mendoj që kjo është një ndeshje reale për ne, pasi do të matim forcat me ekipin direkt për titull , duhet të mos kalojme në eufori, do të jemi të kujdeshëm dhe besoj se do të bëjm një tjetër rezultat pozitiv.

Në përballjet me Kukësin keni një bilanc pozitiv , por sa ndikon ky aspekt në përballjen e nesërme?

Trashi: Kukësi ka një ekip ndryshe nga sezonet e kaluara është bërë më i fortë dhe rival kryesor për titullin kampion, mendoj se nuk do të ndikojnë përballjet e kaluara, ne duhet të bëjmë detyrën dhe të arrijmë objektivin që kemi për këtë ndeshje.

Terreni i stadiumit të Kukësit përbën problem për ju dhe mendoni se Pejiç është lojtari që mund tiu ndëshkoj?

Trashi: Përsa i përket terrenit ne realisht stërvitemi në një fushë mebar sintetik ndaj  jemi përshtatur mjaft mirë dhe nuk e shoh problem.Sigurisht Pejiç është arma më e fortë e Kukësit, gjatë javës kemi punuar fort për të neutralizuar Pejiçin dhe nesër shpresojmë të realizojmë objektivin që kemi të dalim me një rezultat pozitiv nga kjo trasfertë .

Skënderbeu ka arritur një fitore të rëndësishmë ndaj Vllaznisë si e konsideroni ecurinë e korçarëve?

Trashi Nuk kam mundur ta ndjek ndeshjen e Skënderbeut pasi ishim në udhëtim.Sigurisht me ardhjen e trainerit Daja Skënderbeu është shndërruar në një tjejter ekip dhe ka rigjetur ritmin. Fitorja e Skënderbeut nuk na vë aspak në presion , por duhet theksuar se skuadra korçare ka arritur një formë mjaft të mirë dhe kjo gjë duhet vlerësuar nga ana jonë në vazhdimësi.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *