Përgatitjet prag Luftëtari, Grupimi “Ultras Guerrils” prezent në seancën e sotme

PartizaniiPartizani ka vijuar përgatitjet për sfidën e së shtunës kundër skuadrës së Luftëtarit.

Nën urdhrat e trajnerit, Sulejman Starova, kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë shfaqur gjendje optimale fizike.

Seanca e sotme e zhvilluar në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë, është ndjekur edhe nga një përfaqësi e grupimit ” Ultras Guerrils” të cilët kanë përshëndetur skuadrën në prag të rifillimit të kampionatit.

Të premten skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit paradite për udhëtuar në pas drejt Gjirokastrës ku do të akomodohet për përballjen ndaj bluzinjve.

Sfida mes Partizanit dhe Luftëtarit do të luhet të shtunën në orën 14:00.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *