Përmirësohet gjëndja shëndetsore e Fernando Torres, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Atletico Madrid përmes një njoftim të shkurtër për media, në rrjetet sociale, ka treguar për gjendjen e Fernando Torresit i cili për pak sa nuk humbi jetën mbrëmjen e sotme në sfidën nda La Coruna.

“Torres pësoi një lëndim në kokë. Ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar disa testeve. Ai do të kaloj natën në spital dhe do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Fernando Torres ka pësuar një tronditje në kokë gjatë ndeshjes La Coruna – Atletico Madrid duke rënë pa ndjenja.

Sulmuesi spanjoll ka lënë fushën për t’u dërguar menjëherë në spitalin më të afërt.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *