Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Liverpooli ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në “Anfield”.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3-1 nga Leicester City, të kuqtë marrin një tre pikësh përballë një rivali mjaft të fortë sic është Arsenali.

Për Liverpoolin shënuan Firmino në minutën e 9-të, Mane në minutën e 40-të dhe Georginio Ëijnaldum në të 90-tën.

Ndërsa goli i vetëm për Arsenalin e shënoi sulmuesi Danny Ëelbeck.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërsa Arsenali zbret në vendin e pestë me 50 pikë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *