Replikat LIVE/ Berisha sulmon Iris Luarasin: Papagalle!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër analistes Iris Luarasi e cila e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se “në Shqipëri ka pasur edhe kryeministra që na krahasonin me Gjermaninë”. Kjo deklaratë nuk i ka përgjyer ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka cilësuar Luarasin si “papagallja numër 3 e qeverisë”.

“Piktori deshtak dhe soji i papagajve te tij nuk kane te qarte se perqindja e rritjes ekonomike te nje vendi shpreh rritjen e ekonomise te atij vendi dhe jo te nje vendi tjeter. Keshtu qe rritja ekonomike e Shqiperise i referohet vetem ekonomise shqiptare, dhe rritja ekonomike e Gjermanise i referohet vetem ekonomise gjermane, e cila eshte qindra here me e fuqishme se sa e Shqiperise.

Por kjo nuk do te thote kurre se nje rritje 4%, si perqindje referuar ekonomise shqiptare, nuk eshte me e madhe si rritje se sa nje rritje 3% e nje vendi tjeter me te larte. Mirepo keto nuk mund ti kuptoje piktori deshtak qe eshte nje tabula rasa ne ekonomi dhe natyrisht nuk kane dhe nuk mund ti kuptojne papagajte e tij” – shkruan ndër të tjera Berisha në Facebook.

E pyetur për këtë reagim të Berishës, Luarasi tha se “ishte e kënaqur që e kishte detyruar Berishën të shkruante kaq gjatë”. ©LAPSI.al

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *