REPLIKAT/ Zeni nuk pranon të thotë emrin e babit në Komision, Taulant Balla i tregon derën: Po s’u betove, këtu do mbetesh…

zeniShkëlzen Berisha nuk ka pranuar të japë gjeneralitetit dhe të bëjë betimin para Komisionit parlamentar për aferën e CEZ.

Kur i është kërkuar të japë gjeneralitetet, Zeni ka thënë se ato janë në padinë që ka bërë ndaj Ballës për shpifje.

Zeni madje ka kërkuar që t’i paguajnë edhe borxhin, pasi sipas tij, gjykata e ka dënuar Ballën për shpifje.

Ai ka ndjekur të njëjtën praktikë si babai i vet, që kur u paraqit para Komisionit, nuk pranonte të bënte betimin.

Por, i ati u detyrua që të paraqitet sërish, deri sa pranoi të bënte betimin.

Duke qenë se Shkëlzeni nuk ka pranuar të japë gjeneralitetet dhe të betohet, kryetari i Komisionit, Taulant Balla, i ka treguar derën atij.

Balla deklaroi se Shkëlzen Berisha do të paraqitet në Komision dhe do të japë dëshminë e tij, por vetëm kur të japë gjeneralitetet dhe të betohet.

Ai do të thërritet sërish në mbledhjen e ardhshme.

Replikat:

 

Balla: Zoti dëshmitar, thoni gjeneralitetet…

Shkëlzen Berisha: Gjeneralitetet e mia i ke në gjykatë, tek padia që ke bërë.

Balla: Zoti dëshmitar, betohuni.

Shkëlzen Berisha: Betimi nuk mund të bëhet para një të dënuari për shpifje. Ti je kryetari i seancës, çohu prej andej. Je në konflikt të hapur interesi.

Balla: Nuk jam në konflikt interesi as me ty as me babin tënd, as me askënd.

Shkëlzen Berisha: Je borxhli

Balla: Nëse nuk bën betimin dëshmia juaj nuk ka vlerë dhe duhet të largoheni.

Shkëlzen Berisha: Nuk bëj betimin.

Balla: Ke frikë të bësh dëshmi. Dëshmitari të largohet dhe të bindet se dëshmia jepet dhe ka vlerë pasi bëhet betimi. Nëse ti nuk bën betimin, dëshmia nuk ka vlerë.

Arben Ristani: Nëse jeni të interesuar për dëshmi, as neve as zotërisë nuk na intereson nëse ajo është e vlefshme apo jo. Ju intereson vetëm juve, sepse nuk e kemi kërkuar neve. Kërkesa juaj për dëshminë e tij është e pabazuar në prova ligjore. Zotëria ka një problem personal ndaj kryetarit të komisionit. Ka një vendim gjykate që ju ka dënuar, pra ka një konflikt interesi. Duhet të krijoni kushtet që ta merrni dëshminë, nëse bëni teatër pastaj…

Taulant Balla: Dëshmitari të largohet dhe të bindet se dëshmia jepet dhe ka vlerë pasi bëhet betimi. Ai do të thirret sërish.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *