Seria A/ Arlind Ajeti protagonist në fitoren e Torinos shënon gol dhe autogol. Interi mposht Empolin

Torino ka arritur një fitore me rezultin 5-3 në sfidën kundër skuadrëssë Pecarës.

Një ndeshje ku u bë protagonist dhe qëndërmborjtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti që arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Torinos, por gjithashtu shënoi dhe një autogol.

Ajeti shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë sfidë në minutën e e 9-të të ndeshjes duke përfituar nga një rrëmujë në mbrojtjen e ekipit të Pescarës.

Ndërsa, autogolin e shënoi në pjesën e dytë në minutën e 73-të duke e larguar topin në mënyrë të gabuar.

Gjithashtu, për Pescarën u aktivizua për 90-minuta dhe lojtari tjetër I kombëtares shqiptare Ledian Memushaj.

Ndërkohë fitore të rëndësishme mori dhe Interi në takimin me Empolit duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Në orën 18:00 do të luhet sfida mes Sampdorias dhe Bolonjës, ndërsa në 20:45 luhet Kaliari-Juventus.

Java e 24-të e kampionatit Italian mbyllet nesër me ndeshjen Lazio-Milan.

Autorët e golave për zikaltërit ishin Eder dhe Kandreva.

Rezultatet e Serisë A.

Inter 2-0 Empoli

Palermo 1-3 Atalanta

Sassuolo 1-3 Kievo

Torino 5-3 Pescara

Goli i shenuar nga Arlind Ajeti

 

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *