Seria A/ Milani nuk ndalet, merr tre pikë ndaj Kievos

Milani ka triumfuar përballë Kievos në “San Siro” duke fituar me rezultatin 3-1.

Kjo është fitorja e tretë rradhazi për kuqezinjtë e Viçenzo Montelës në kampionat duke u rikthyer fuqishëm për një vend që të dërgon në Kupat e Europës.

Bomberi kolumbian Carlos Bacca realizoi dy gola për vendasit në minutat 24-të dhe 70-të, nderkohë më herët humbi edhe një penallti, kur rezultati ishte 1-1.

Ndërsa për Kievon shënoi Jonathan De Guzman në minutën e 43-të.

Golin e tretë për Milanin e shënoi sulmuesi Gianluca Lapadula nga penalltia në minutën 82-të duke vulosur shifrat në 3-1.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *