Shpërthen Agron Llakaj: Ja pse firmosa për partinë e Blushit! Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti nuk meriton votë

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj është bashkuar me firmëtarët e partisë LIBRA.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i kësaj partie, deputeti Ben Blushi.

Teksa ka postuar një foto në Facebook, Blushi shkruan: “Me të madhin Agron Llakaj. Firmos për LIBRA në zgjedhje”.

I pyetur nga Dritare.net, drejtues i spektaklit të humorit në Vizion Plus “Al Pazar”,  tregon se nuk firmosi për t’u bërë anëtar i LIBRA-s.

“Nuk ishte një firmë pë anëtarësimin në partinë e Blushit. Ishte një firmë për regjistimin e kësaj partie në Parlament”, shprehet ai.

Agron Llakaj rrëfen arsyen se pse vendosi që tu bashkohet firmëtarëve të partisë LIBRA.

I zhgënjyer nga aktorët politikë të këtyre 26 viteve, Llakaj thotë, se ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë Shqipërinë  e re.

“Ne po shikojmë prej 26 vjetësh të njëjtin ‘teatër’, aktorë të njëjtë, që njëherë luajnë heroin dhe herën tjetër viktimën.

Zhgënjim i madh!

Mendoj se e kanë konsumuar aq shume veten, sa s’duhet më tu japim votën, por duhet t’i arshivojmë siç bëmë me PPSH.

Çfarë kanë bërë ata, në emër të demokracisë? Vetëm kanë mbushur xhepat dhe pasuruar veten.

Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti, nuk meriton votë.

Ka ardhur koha e të rinjve për të krijuar një Shqipëri të Re!”, thotë Llakaj për Dritare.net.

Për pjesmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ-ja vendosi si kusht mbledhjen e 5000 firmave të qytetarëve.

Blushi e ka shtrirë aksionin për mbledhjen e firmave edhe në qytete të tjera, por pa lënë jashtë vëmendjes figura të rëndësishme publike të kryeqytetit.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *