Si e shpërndanë televizionet gënjeshtrën e Veliajt se gjoja sot po mbillte pemë (FOTO)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria që prej mbrëmjes së djeshme. Burime të Lapsi.al thonë se ai ka zbritur në orën 21:00 në Fiumiçino, aeroporti i Romës. Por ndërkohë në mediat shqiptare vazhdojnë të transmetohen kronikat e gatshme të Bashkisë Tiranë. Sot për shembull kronika e shpërndarë nga zyra e propagandës së Erion Veliajt, është ajo që ka të bëj me mbjelljen e pemëve në atë zonë që do të quhet si pylli orbital i Tiranës. Lapsi.al sjell më poshtë fotot e disa mediave (TCh, Klan, News 24 Report Tv, ABC News, Ora News), që e kanë pasqyruar në bllok këtë kronikë, ndonëse kryebashkiaku ka dy ditë jashtë Shqipërisë.

©LAPSI.al 


The post Si e shpërndanë televizionet gënjeshtrën e Veliajt se gjoja sot po mbillte pemë (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *