Skandal në TVSH/ Drejtori gjobit gazetaren se përmendi Olsi Ramën (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka firmosur këtë të premte gjobitjen me gjysmën e pagës mujore për një prej gazetareve të departamentit të informacionit. Bëhet fjalë për gazetaren, Anduena Jaupi (Llabani). Shkaku, sipas asaj që thuhet në gjobë, është pjesëmarrja e saj në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit në Ora News.

Po në këtë emision, gazetarja ka bërë deklarata të forta në lidhje me trafikun e drogës dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sipas gazetares Jaupi, në përgjimet e gjermanëve për laboratorin e Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. (kliko KETU). Kjo nuk ka qenë hera e parë që e shohim Anduenën në emisione të TV-ve privatë. Ajo ka marrë pjesë më herët edhe në “Opinion”, por nuk është gjobitur. Ndoshta shkak janë bërë deklaratat e saj. ©LAPSI.al

<ifure>


Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *