“Sondazhi” në prokurori, Avokati Visha/ “Lu do të humbasë, prokurorët janë të bindur se ambasadori do të largohet”

Avokati Sajmir Visha ka deklaruar se prokuroët janë të bindur se pas asaj që ndodhi me Kryeprokurorin Llalla, ambasadori Lu do të japë dorëheqjen.

Ky konstatim erdhi pas një “sondazhi” që vetë Visha kishte bërë më disa prokurorë.

Visha distancohet nga kjo “luftë e ftohtë” mes Ambsadës Amerikane dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por thotë se përpara se të sulmohet individi janë disa hallka institucionesh.

Avokat Visha tha në studion e “Tonight Ilva Tare” ne Ora news reforma në drejtësi ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme që në momentin e parë të zgjedhjes së eksprtëve. Ai tha se asnjë nga tre forcat politike nuk kërkon që ta kalojë këtë ngërç para zgjedhjeve.

Visha: Sot përpara se të vija në këtë emision mora mendimin e shumë kolegëve të mi, jo avokatë, por prokurorë të cilët duke i bërë pyëetjen kush ka të drejtë Lu apo Llalla të gjithë mu përgjigjen që Llalla ka të drejtë. Por pas kësaj përgjigje të gjithë prokurorët kishin një lloj buzëqeshje dhe kur arrija të bëja pyetjen e dytë më tej, të gjithë me ironi thoshin që Lu do japë dorëheqjen, sepse Lu do dalë i humbur. Unë nuk besoj në këtë luftë politike. Prokurorët janë të bindur se Lu do të japë dorëheqje me atë çfarë kam bërë unë sondazh aty…

Tare: Ose kanë informacion  nga lobe të ndryshme në politikë?

Visha: Mbase ruajnë edhe vendin e punës me atë që thonë. Unë jam avokat nuk jam prokuror dhe rri larg kësaj lloj lufte të ftohtë, por në këtë luftë mes ambasadës së SHBA dhe Prokurorisë së Përgjithshme ngatërrohet individi me institucionin. Jemi përpara një institucioni kushtetues që përpara se të vejë ambasada te institucioni kushtetues, kemi një ministri të Jashtme, kemi një President, kemi një Kuvend, kemi dhe ministrinë e Drejtësisë. Pra kemi disa hallka përpara se të sulmosh individin.

Nëse kemi arsye për një individ tëe caktuar dhe kemi prova që ky individ është kundër reformës në drejtësi këto fakte mirë është të bëhen publike. Pas largimit të ministrit të Drejtësisë fillon një  luftë mes ambasadorit amerikan dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që kemi një lloj status quo të shoqatave të prokurorisë, të unionit të gjyqtarëve të cilët në parim janë kundër reformës sepse nuk besojnë se kjo reformë ka nisur. Kjo reformë ka nisur. Jemi në një moment që kjo reformë ka nisur dhe do të mbyllet. Vettingu që ende nuk ka filluar.

Sot kemi 5 gjyqtarë apo prokurorë të dorëhequr, janë shumë pak, pritesh një numër më i konsideruar. Por këto lloj luftrash të ftohta mes ambasadës amerikane dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ne si juristë jemi larg. Unë do të thosha se pa ambasadën amerikane, pa ambasadorine BE kjo reformë nuk do kishte arritur në këtë pikë.

Ne do të kishim përfunduar që në mars të 2015 dhe po të ishte që në mars të 2015 reforma në drejtësi do kishte dhënë frutet e para. Ne pësuam një koditje me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ishte një koditje që sfumoi fillimin e saj, sepse vetë drejtuesit e institucioneve u larguan nga KED.

Ndërkohë që unë nuk arrita të kuptoj që të zgjedhësh organin më të lartë  të qeverisjes që është KED nëpërmjet goglave. Askush nga ne nuk mund dyshoj se ishin gogla prej vërteti, plastike apo metalike. Problemi më i madh është që persona që morën pjesë në këtë short të jepnin pëlqimin, e dyta roli pasiv i kreut të shtetit duke mos mbajtur për 3 vjet një pozicion të nënkryetarit të KLD, vetë kryetarit i shteti nuk kishte dëshirën për këtë reformë sepse në KLD duhet të kishte zgjedhur nënkryetarit të KLD dhe 3 vite KLD është drejtuar nga kryetari i shtetit.

Në këtë moment kur KLD çoi për anëtarë njeres te cilet kemi cifte brenda KLD, ku burri emëron gruan dhe gruaja emeron burrin , që këtu themi që dicka nuk shkon dhe reforma ka nisur më të keqen e mundur, që në momentin e parë. Që në momentin e parë të emërimit të ekspertëve, pa dakordësinë e palëve e dija që do të ishte në këtë moment dhe të tre subjektet sot po sforcohen që të gjitha emërimet dhe ngërçet ti kalojnë pas zgjedhjeve. Askush nuk dëshiron që para zgjedhjeve të kemi institcione.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *