Superiore, sfidat luhen në 5 orare të ndryshme

Pese orare te ndryshme per takimet e javes se 25 te kampionatit. Ne kushtet kur interesi per garen eshte ne shkallen me te larte te mundshme, protagonistet e saj do te jene ne syte e te gjithe opinionit sportiv, pa u shqetesuar nga konkurrenca me rivalet direkt. Java do te ngre siparin me kryendeshjen Tirana vs Skenderbeu ne program te premten ne oren 18:00 ne stadiumin Selman Stermasi. Pavaresisht se nuk eshte nje sfide direkte per te njejtin objektiv, serish interesi per te eshte maksimal, pasi bardheblute kerkojne te largojne hijet e gares per mbijetese, ndersa korcaret e dine se per te mbrojtur titullin kampion nevojiten vetem fitore.

Nderkohe te shtunen do te zbresin dy rivalet e tjere per titull. Ne oren 14:00 ne Zeqir Ymeri kryesuesit e Kukesit do te presin skuadren e vendit te fundit ne renditje, Korabin. Dhe per te kuptuar sa e rendesishme eshte kjo ndeshje mjafton te kujtojme barazimin ne fazen e dyte mes tyre. Ne oren 17:00 do te luhet dueli Partizani-Flamurtari me te vecanten se te kuqte kane vendosur te rikthehen te luajne ne Elbasan Arena, motivuar kjo me faktin se terreni i Selman Stermasit do te jete me i ngarkuar pas ndeshjes se nje dite me pare, si dhe me kryesorje mungeses se tifozeve. Java do te mbyllet me dy sfida direkte teksa te dielen ne oren 14:00 ne Loro Borici do te perballen Vllaznia dhe Laci, ndersa ne oren 17:00 ne Niko Dovana, Teuta dhe Luftetari./SS/

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *