Takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i presidentit jep lajmin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin  duket se kanë planifikuar të takohen personalisht.
Zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov tha se takimi i parë është rakorduar që të ndodhë në samitin e G20 në korrik.

Më tej ai u shpreh se  se nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë që kjo mbledhje të bëhet edhe më herët.

“Ne nuk kemi informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trump deri më tani, ne nuk e kemi konsideruar ende me datë. Duke supozuar se ekziston një samiti G20 në korrik të këtij viti, në një mënyrë apo tjetër presidentët do të takohen atje, por, siç e dini, kemi dëgjuar të flitet për mundësime e një takim të mëparshëm. Deri më tani nuk ka asgjë të veçantë në këtë drejtim”,u shpreh Peskov.

Më herët, Putin tha se Ljubljana e Sllovenisë, do të ishte vendi i mundur për një takim të parë me Donald Trump.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *