Tensionet për ushtarët/ Idrizi ‘provokon’ Greqinë nga Turqia

idrizishqiponje_1485428468-1563859Kreu i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi ka ‘provokuar’ Greqinë. Duket se simboli i shqiponjës është bërë një shqetësimi shumë i madh për grekët.

Pas disa rekrutëve në ushtrinë greke me origjinë shqiptare, që bënë shqiponjën, shumë personazhe të tjera në Shqipëri kanë filluar të solidarizohen me ta.

Gjesti i tyre pati reagime të forta, ku ministri greke i mbrojtjes u shpreh se ata do të marrin dënim shembullor për këtë veprim që kanë bërë, duke mos përjashtuar edhe dënimin me burg të tyre.

Por, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, bashkë me disa drejtues të Shoqatës “Çamëria” në Izmir të Turqisë, janë shfaqur në një fotografi me duart e kryqëzuara si simboli i shqiponjës.

Ende nuk ka reagim për Idrizin, por duket njohur përplasjen që ai ka me autoritet greke nuk do të jetë e largët dita kur do të vijë edhe ‘ndëshkimi’ për të.

Më të veçantë gjestin që ka bërë Idrizi është vendi, pikërisht në Turqi, ku njihen shumë mirë marrëdhëniet mes Greqi dhe Turqisë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *