Thellohet skandali: Shteti i fali CEZ dhjetëra prona

berisha 4Skandali i CEZ thellohet edhe më shumë, pasi një dokument zyrtar i vitit 2008, që mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon se si një numër pronash shtetërore kaluan në mënyrë të pajustifikuar në varësi të Operatorit të Shpërndarjes, në momentin kur shitja e tij tek CEZ ishte paracaktuar.

Midis pronave që kaluan në varësi të CEZ ishte edhe TEC-i i Fierit, që me kapacitetin 160 mijë KW në vit ishte TEC-i më i madh në Shqipëri, përpara se të shkatërrohej dhe të shitej i gjithi për skrap, një tjetër aferëe qeverisë së kaluar nga e cila u siguruan me dhjetëra miliona euro.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 130, i vitit 2008, i datës 8 gusht, përcakton në faqen me numër 5744 dhe 5745, pikat 1 dhe 2, se me dhjetëra prona shtetërore kalojnë në varësi të OSSH, duke u hequr nga inventari i KESH-it. Inventari i bashkëlidhur është prej 1416 faqesh.

SHIH VKM 130/2008 – http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/130-2008.pdf

Ky vendim nuk ka asgjë të dyshimtë në plan të parë, sikur dokumenta të publikuar rishtaz, pas dëshmisë së juristit të OSHEE, Romeo Kara të mos faktonin që vendimi për shitjen e OSSH tek CEZ ishte marrë që në vitin 2007, kur dyshja Kastriot Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha “kopsitën” të gjithë dosjen dhe udhëruan ministrin Bode që të niste procedurat e privatizimit.

Shih dokumentin e bashkëlidhur –http://lexo.al/dokumenti-privatizimi-i-oshe-i-paracaktuar-ne-2007-n-shkelzen-berisha-urdheroi-boden-te-niste-procedurat/

Ditën e djeshme, Lexo.al publikoi dokumenta eksluzivë, që faktojnë edhe mënyrën kronologjike se si u mor vendimi për privatizimin e OSSH tek CEZ nga Shkëlzen Berisha. Mbetet ende e paqartë se cila është shumë që ka përfituar direkt nga kjo aferë familja e Kryeministrit, por dihet që arkave të shtetit shqiptar, CEZ i shkaktoi një dëm prej të paktën 414 milionë eurosh (sipas vlerësimit të paqaritur më parë gjatë kësaj jave në Komisionin Hetimor Parlamentar nga ekspertët e dosjes).

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *