Tirana paguan Kçirën, eviton përjashtimin nga Europa

lek-kcira-fotoTirana eviton përjashtimin nga kupat e Europës. Klubi bardheblu realizoi pagesën në vlerën e 10 mijë eurove për Lek Kçirën, duke larguar rrezikun e ndëshkimit nga UEFA për shkak të borxheve të prapambetura.

Kryeqytetasit dorëzuan në Federatën e Futbollit mandat pagesën për shifrën që i detyroheshin ish-lojtarit të tyre, prej sezonit 2008-2009, që është edhe viti i fundit kur skuadra u shpall kampione.

Mbrojtësi kroat kishte përfituar vetëm një të tretën e pagesës nga klubi, ndërsa pjesa tjetër e detyrimit ishte lënë në harresë dhe u zbulua vetëm pasi UEFA dorëzoi në zyrat e FSHF-së ultimatumin se nëse lojtari nuk do të shlyhej deri më 31 Janar, atëherë Tirana do të përjashtohej për dy vjet nga pjesëmarrja në kupat e Europës.

Bardheblutë evituan më të keqen, pavarësisht se edhe në këtë sezon e shohin veten në pozita aspak komode. Vetëm pak ditë më parë, Tiranës iu bllokuan të gjitha afrimet gjatë merkatos së dimrit, për shkak të detyrimeve ndaj ish-lojtarit të tyre, bullgarit Kavdanski, shkruan Supersport.

Një goditje e madhe për klubin që gjatë pauzës së kampionatit largoi pesë futbollistë, mes të cilëve Gjergji Muzakën dhe Erjon Vucaj, ndërsa më pas nuk kishte mundësinë të plotësonte kontingjentin, ku prej bllokimit të merkatos sfumoi edhe rikthimi i bujshëm i Elis Bakajt.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *