Torino kërkon alternativa, Ajeti drejt Palermos

ajetiAventura e Arlind Ajetit te Torino mund të ketë ardhur në fund. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vijojë të luajë në Serinë A italiane.

Edhe pse 23-vjeçari synonte të qëndronte në radhët e “granadave” për të luajtur shanset e tij dhe për të bindur trajnerin Mihajlovic, klubi mbetet në merkato për të afruar të tjerë mbrojtës dhe ka vendosur që ti gjejë një skuadër të re.

Për këtë arsye, Torino mund ta shfrytëzojë kartonin e Ajetit që të arrijë te Edoardo Goldaniga, mbrojtësi i Palermos që është në listën e dëshirave të stafit teknik.

Klubi i drejtuar nga Urbano Cairo i ka paraqitur zirozëve propozimin për shkëmbimin e kartonëve të dy futbollistëve. Një ofertë që duket se pëlqehet nga Palermo, ku Arlind Ajetin e vlerësojnë për atë që ka shfaqur gjatë sezonit të kaluar me Frosinonen dhe me Kombëtaren shqiptare në finalet e Kampionatit Europian.

Nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët, shkëmbimi pritet të miratohet edhe nga mbrojtësi kuqezi, që pas dy dëmtimeve në startin e edicionit nuk ka gjetur hapësira te Torino, duke regjistruar vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë, ndërsa nuk ka mundur të debutojë në Serinë A.

Arlind Ajeti kërkon të luajë dhe Palermo mund të jetë piaca ideale, që 23-vjeçari të konfirmojë kualitetin e tij në elitën e futbollit italian dhe të jetë në formë optimale në rrugën e Kombëtares drejt kualifikueseve të Botërorit 2018./SS/

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *