Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk ka ndërmend që të ndalet sa i përket qëllimit të tij për të ndaluar emigrantët që të hyjnë në SHBA.

Ndërsa ai ishte në bordin e avionit presidencial “Air Force One” për të shkuar në Florida, u tha gazetarëve se ditën e hënë ose të martën do të firmoste një urdhër të ri për ndalimin emigrantëve që të hyjnë në SHBA.

Trump e ka bërë të qartë se ai synon të mbrojë vendin e tij nga sulme të mundshme terroriste, ndërkohë që nuk ka ndërmend që ta vazhdojë betejën për ndalimin e emigrantëve deri në Gjykatën Supreme.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *