Trump refuzon marrjen në pyetje nga prokurori special

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se “nuk ka gjasa” që ai t’i përgjigjet kërkesës për t’u marrë në pyetje nga prokuori special, Robert Mueller, si pjesë e hetimit për bashkëpunimin mes Rusisë dhe drejtuesve të fushatës së Trump.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “do të shohim se ç’do të ndodhë”, referuar këtu nëse do të pranonte të merrej në pyetje nga ekipi i Mueller.

Ekipi i hetuesve të prokurorit special ka shprehur interesin për të biseduar me Trump, por pa dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj çështjeje.

Avokatët e Trumpit kanë theksuar më herët se janë të vendosur të bashkëpunojnë për kërkesat e Mueller.

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *