Vettingu, Ngjela citon Budën: Ç’është marrë me të padrejtë, duhet kthyer. Filloi vaji i qyqeve të korrupsionit

Avokat Spartak Ngjela ashtu sikurse e kishte paralajmëruar me kohë, nuk e ka fshehur optimizmin e tij për punën e Monitoruesve Ndërkombëtarë.

Të cilët filluan menjëherë punën për Vettingun.

Ai i referohet Budës kur nënvizon faktin se çfarë shtë marrë me të padrejtë duhet kthyer. Ndërkohë që thotë se tashmë ka filluar vaji i qyqeve të korrupsionit.

Po citojmë të plotë postimin e tij në rrjetin social:

Ky është Buda, i cili ka thënë:

“Ç’është marrë me të padrejtë, DUHET KTHYER”.

Kjo është edhe filozofia e Reformës në Drejtesi.

Erdhën pesë hetuesit e parë të vetingut… personalitete të drejtësisë amerikane dhe europiano-perendimore…Po qyqet e korrupsionit? … Kanë humbur me gjithsejt…Fillon vaji i qyqes tani!

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *