VIDEO/ Transporti publik falas, gratë dhe vajzat falenderojnë Veliajn: Është për t’u duartrokitur

Nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’ju mundësuar sot transport publik falas për të gjitha vajzat dhe gratë është përshëndetur nga këto të fundit. Të  pyetura se si e vlerësojnë këtë nismë, vajzat dhe gratë shprehen të entuziazmuara dhe falenderojnë Kryetarin e Bashkisë.

“Po është një gjë shumë e mirë dhe shumë faleminderit për këtë që bën Kryetari i Bashkisë për gratë e qytetit të Tiranës. Për këtë e falënderoj jashtë mase”, shprehet një nga udhëtaret që ka përdorur autobusin urban.

“Është një gjë fantastike solidarizimi për gratë shqiptare, të cilat kanë hequr goxha. Më duket se ka bërë më të mirën e të mirave. Është një gjë për t’u falënderuar dhe për t’u duartrokitur”, shprehet një tjetër grua e cila ka udhëtuar pa asnjë pagesë në një prej linjave të transportit publik të kryeqytetit.

Bashkia u kërkoi shoqërive të transportit urban që udhëtimi të jetë falas, në shenjë respekti ndaj kontributit të tyre në shoqëri. Kjo nismë gjeti përkrahjen e të gjithë operatorëve të transportit duke zbatuar me korrektesë këtë nismë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *