“Wall Street”: Investimet në Shqipëri, më të sigurta se kurrë. Ja arsyet!

Vetëm pak ditë pasi Banka Botërore shpërbleu “besimin e rikthyer tek ekonomia shqiptare” me një paketë të re financimesh, gjiganti botëror i vlerësimit të riskut, “Standard & Poors” ka konfirmuar se investimet në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të sigurta se tani.

“S&P” rikonfirmoi vlerësimin B+ për Shqipërinë, një nivel rreziku mesatar, por për herë të parë shkruan se po merret në konsideratë rritja e vlerësimit në BB, çka do të ishte historike për vendin tonë.

Rezultat i reformave “pozitive”, të veçuara edhe nga “S&P” ishte edhe norma historike e investimeve të huaja të shënuara në 2016-n, të cilat tejkaluan 1 miliardë euro, duke qëndruar në nivelin e 9% të PBB-së, çka e rendit Shqipërinë të dytën në Ballkan pas Malit të Zi përsa i përket aftësisë përthithëse të investimeve të huaja.

Këto janë të gjitha arsyet, të nxjerra nga deklarata e plotë e “Standard & Poors”, se përse ia vlen të investosh në Shqipëri:

Rritja ekonomike do të mbetet e qëndrueshme gjatë periudhës 2017-2020, mbështetur edhe nga konsolidimi buxhetor i buxhetit të shtetit.

Konsolidimi fiskal vazhdon, ndërsa rreziku që parashtron borxhi i jashtëm është në rënie

Zbatimi i paketës së dakordësuar me FMN gjatë tre viteve të fundit ka ndihmuar veçanërisht në stabilizimin e kuadrit fiskal, si dhe në përmirësimin e defiçitit buxhetor që në 2016-n ishte prej vetëm 1,7%, nga 5,2% në 2014-n.

Shqipëria ka një performancë më të mirë se vendet e tjera të Ballkanit përsa i përket kuadrit fiskal dhe financiar.

Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e institucioneve.

Reformat në drejtësi, e aprovuar vitin e kaluar është një hallkë shumë e rëndësishme në legjislacionin shqiptar, duke ofruar mbrojtje të shtuar për investimet. Zbatimi i saj do të krijojë një klimë më të favorshme për investimet.

Borxhi që sot është në nivelin e 71%, deri në 2020-n parashikohet të ulet në nivelin e 60% të PBB-së.

Zbatimi i projektit TAP në dy vitet e ardhshme do të rrisë në të paktën 11%, të raportit me PBB-në, volumin e investimeve të huaja direkte (minimum 1,3 miliardë euro në vit).

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *